Boris Johnson bëhet baba për herë të shtatë
Gruaja e Boris Johnson, Carrie, ka sjellë sot në jetë fëmijën e shtatë të kryeministrit, një vajzë.
Sipas DailyMail, çifti ishin në një spital të Londrës rreth orës 7:40 të mëngjesit të sotëm, rreth dy orë pasi oficerët e policisë erdhën për të siguruar vendin përpara mbërritjes së Carrie.
Johnson, 33 vjeçe e maskuar, u shoqërua në një hyrje anësore nga një truprojë që mbante një çantë. Burri i saj, me maskë dhe një kapel, u rrethua nga dy policë ndërsa ai e ndoqi atë duke mbajtur një valixhe.
Në një deklaratë, një zëdhënëse e çiftit tha: “Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital në Londër. Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre”.
Fëmija i porsalindur është një motër më e vogël e djalit të tyre Wilf, një vjeç, i cili lindi në prill 2020.
Kryeministri tani ka dy fëmijë me gruan e tij të tretë, Carrie Johnson dhe katër me gruan e tij të dytë, Marina Wheeler.
Ai gjithashtu ka një vajzë nga një lidhje në vitin 2009 me gazetaren dhe kritiken e artit, Helen Macintyre.