Buzëkuqi i Lady Gaga përfundon aty ku nuk duhet

Lady Gaga dhe Bradly Cooper janë bërë epiqendra e mediave rozë, pas filmit të tyre “A star is born”. Çdo ditë e më shumë, po përflitet se mes atyre të dyve mund të ketë nisur një romancë.

Së fundmi dyshimet janë shtuar akoma edhe më shumë, pasi një fans ka publikuar fotografinë e aktorëve nga premiera e filmit në Los Anxhelos në shtator, ku duket buzëkuqi i Lady Gaga në mjekrën e Bradley.

Kjo foto është bërë virale dhe po bën xhiron e rrjetit. Gjithashtu dyshimet u shtuan edhe pas interpretimit të këngës “Shallow” në ndarjen e çmimeve Oskar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata të dy u shfaqën aq afër njëri me tjetrin sa në momentin kur mbaruan së kënduari dhe për pak desh u puthën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse Lady Gaga i hodhi poshtë zërat duke thënë se janë miq të mirë, pas kësaj fotoje dyshimet janë të vështira për t’u hequr.

Ndërkohë Bradley vazhdon lidhjen me supermodelen Irina Shayk, me të cilën ka dhe një fëmijë, por se si do ketë qenë reagimi i kësaj të fundit pas kësaj fotoje nuk dimë ta themi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?