FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Capital T publikon datat e turneut në Amerikë

Reperi nga Kosova, Capital T ka treguar se është gati për të nisur karrierën e tij në një kontinent si Amerika. Ai ka njoftuar se muaji tetor do ishte plot surpriza, por askujt nuk ia merrte mendja se ky këngëtar do të zhvillonte një turne muzikor në disa shtete të njohura. Në një postim në Instagram, Capital T ka treguar se për 5 ditë do të jetë në Shtetet e Bashkuara për të performuar për të gjithë shqiptarët që ndodhen atje në turneun e quajtur “The World  Is Mine”. Pasi solli bashkëpunimin “Pa Cenzurë” me Vig Poppa dhe Lyrical Son, ai surprizoi të gjithë ndjekësit e tij. Gjithashtu ka njoftuar se po këtë muaj do sjellë një album të ri muzikor që do jetë “Mixtape”. Nuk dihet nëse do ketë surpriza të tjera nga reperi për këtë periudhë, por mbetet për t’u parë.

Ja ku mund ta gjeni Capital-in:

07 Tetor – Chicago
08 Tetor – New York
13 Tetor – Tampa/Florida
14 Tetor – Boston
15 Tetor – Detroit

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.instagram.com/p/BZ6waIGjUsP/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?