Capital T reagon pas lajmit për bllokimin e shqiptarëve në autobus në aeroportin e Beogradit

Pas lajmi të postuar në rrjetet sociale për bllokimin në autobus të një grupi pasagjerësh shqiptarë që udhëtonin në linjën Beograd Tiranë, ka reaguar reperi i njohur kosovar, Capital T.

Reperi i njohur Capital T ka reaguar pas publikimit të videos shqetësuese nga gazetari Blendi Fevziu, ku tregohej se një grup qytetarësh shqiptarë ishin mbajtur të ngujuar për më shumë se një orë në një autobus në aeroportin e Beogradit, ndërsa prisnin kthimin drejt Tiranës.

Përmes një InstaStory në profilin e tij në Instagram, Capital T shprehu indinjatën e tij me fjalët:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa herë duhet me u djegë, sa plagë duhet me hapë, që me kuptu se armiku, sado maska të veshë, kurrë s’bëhet as mik, e as vëlla.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?