Cardi B bëhet nënë për herë të tretë. Vjen në jetë vajza, artistja poston fotot

Reperja Cardi B ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një lajm që e ka ndarë vetëm para pak minutash në rrjetet sociale. Muajin e shkuar, Cardi zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së tretë e njëkohësisht dha edhe lajmin e divorcit nga Offset. Në fotot shihet që edhe Offset ishte i pranishëm në spital bashkë me fëmijët e tij. Cardi e ka quajtur vogëlushen “gjëja më e bukur” dhe ka vendosur datën 9/7/24, çka tregon se vajza ka lindur të shtunën. Reperja postoi edhe disa foto duke ushqyer vogëlushen me gji, e buzëqeshur dhe e lumtur. Sipas raportimeve të deritanishme, çifti këtë herë nuk është ndarë për arsye tradhtie por thjesht sepse nuk e gjenin më rrugën te njëri-tjetri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

SHKARKO APP