Censurohen në Rusi skenat homoseksuale në filmin dedikuar Elton John

Prodhimi kinematografik ‘Rocketman’,  i cili është një film i bazuar në jetën e yllit të muzikës britanike, Elton John do të jepet edhe në Rusi.

Por të gjitha skenat homoseksuale mësohet të jenë hequr publikimi rus i “Rochetman”. Kanë qenë gazetari  i televizionit Dozhd, Mikhail Kozyrev dhe kritiku i kinemasë, Anton Dolin që prezantuan filmin në teatrin Oktyabr në Moksë.

Ata u shprehën thanë se skenat me drogë, marrëdhënie seksuale dhe burra duke u puthur, janë hequr nga filmi që do të shfaqet në Rusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë kritiku i artit Yegor Moskvitin, e cili e ka parë filmin në versionin origjinal në Festivalin e Filmit në Kanë konfirmoi që këto skena janë hequr.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është hera e parë që ndodh diçk e tillë me filmat në Rusi. Muajin e kaluar edhe filmi ‘Avengers: Endgame’ është ndryshuar.

Përkthyesit kanë ndryshuar dialogun për të fshehur faktin se një nga personazhet është homoseksual.

Që në 2013 në Rusi është miratuar ligji që ndalon shpërndarjen e “propagandës së marrëdhënieve jotradicionale seksuale” te të miturit.

Ky ligj ka shkaktur shumë kritika nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?