Coldplay thyen rekordin nga Taylor Swift në Londër

Grupi Coldplay do të dhurojë 10 koncerte të paharrueshme në stadiumin “Wembley” të Londrës verën e ardhshme, duke thyer një rekord të mbajtur deri tani nga Taylor Swift dhe grupi Take That. Grupi kishte njoftuar 6 data, por shtoi edhe 4 shfaqje të tjera për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme të fansave për bileta. Shitja e përgjithshme e biletave fillon në orën 09:00 të premte, me çmime që fillojnë nga 20 paund.

SHKARKO APP