Daily Mail: Leka II Zogu mirëpret në shoqërinë mbretërore të dashurën e re, 7 muaj pas ndarjes nga Elia Zaharia

”Princi Leka II Zogu mirëpret të dashurën e re në familjen mbretërore shtatë muaj pas divorcit famëkeq”, shkruan Daily Mail, në një artikull për princin që prezantoi partneren Blerta Celibashi, në një event në SHBA.

Princi la pas ngjarjet e kaluara dhe mirëpriti Blertën në gjirin mbretëror, teksa shpërndau një foto me të, kapur për dore. Mbi 20 familje mbretërore nga e gjithë bota morën pjesë në ceremoninë luksoze në New Jersey, në ambientet e Carpathia West.

Kjo shënon fundin e një kapitulli për Princ Lekën dhe Elia Zaharian. Edhe pse monarkia shqiptare është shpërbërë që në vitin 1943, Leka dhe Elia kishin kishin fituar zemrat e publikut që nga momenti kur ata u martua tetë vjet më parë.

SHKARKO APP