Dalin fotografitë e reperit një ditë para se të qëllohej për vdekje

Një ditë para se të qëllohej për vdekje, reperi i famshëm Nipsey Hussle u pa jashtë dyqanit të tij të rrobave duke buzëqeshur e takuar njerëz.

33-vjeçari ndoqi ndeshjen e basketbollit mes Texas Tech dhe Gonzaga në Kaliforni të shtunën. Ditën tjetër, ai u ekzekutua jashtë dyqanit të tij të veshjeve në Compton. Së bashku me të ishin dhe dy burra të tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Hussle, një ish-gangster i kthyer në reper dhe sipërmarrës do të fliste me Departamentin e Policisë së Los Anxhelosit në javët e ardhshme për të diskutuar dhunën dhe mënyrat e parandalimit. Asnjë person nuk është arrestuar për vdekjen e tij. Fansat spekulojnë se u vra pasi kishte blerë prona në Compton me qëllim për të legjitimuar veten dhe zonën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hussle fitoi një Grammy këtë vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emri i vërtetë i tij është Ermias Asghedom, lindi më 15 gusht 1985, në lagjen Crenshaw në jug të Los Angelos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?