“Dashuria e ndaluar”, fakte rreth martesës së vonë të Princit Charles me Camilla-n

Në vitin 1981, Princi Çarls (Charles) u martua me Lady Diana Spenser në një dasmë përrallore e shikuar nga 750 milionë njerëz në të gjithë botën, sipas BBC. Ishte, siç tha Diana më vonë, dita më e keqe e jetës së saj.

“Unë nuk mund të martohem me të”, i tha ajo motrave gjatë një dreke para dasmës. Por ajo e bëri. Sigurisht, të gjithë e dimë fundin e kësaj historie. Martesa e pakënaqur dhe skandaloze përfundoi me divorc në vitin 1996, por jo para se dashuria e vazhdueshme e Princit Charles për Camilla Parker Boëles të ishte bërë diçka shumë e zakonshme. Këtu ka më shumë sekrete që nuk i dinit kurrë për martesën e Çarlsit dhe Dianës.

Në vitin 2005, Princi Charls u martua më në fund me Camilla-n dhe ishin aq të lumtur. Sot, me Princin Charles si pasardhësi i fronit, pyetja më e shpeshtë që bëhet është nëse gruaja e tij e dytë do të jetë ndonjëherë mbretëreshë? Por dashuria e Çarlit dhe Kamilës, që ka duruar që nga fillimi i vitit 1972, nis me një pyetje tjetër:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse Charles nuk u martua që në fillim me Camilla-n?

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetja u trajtua së fundmi në biografinë e Sally Bedell Smith, Princi Chareles: Pasionet dhe paradokset e një jete të paimagjinueshme. Sipas Bedell Smith, që nga fillimi, Charles adhuroi Camilla Shandin e atëhershëm, e cila kishte pothuajse moshën e Charles (Diana ishte 13 vite më e vogël) dhe e ka trajtuar atë gjithmonë si një të barabartë, sesa si dikush që ka idealizuar. Megjithatë, familja mbretërore nuk ishte e interesuar që Camilla të ishte princesha e saj. Për një gjë, ajo u perceptua si një grua “me përvojë”, e cila nuk ishte e denjë për familjen. Ndërsa arsyeja tjetër është se ajo nuk u perceptua si “aristokratike” e mjaftueshme për të qenë një princeshë, sipas një raporti nga Daily Mail mbi një tjetër biografi të Princit Çarls. Xhaxhai i Charles i tha qartë nipit të tij se kjo marrëdhënie nuk mund të përfundonte në martesë.

Forcimi i dorës së Andrew

Thuhet se babai i Camilla-s, bëri një njoftim të rremë për fejesën e saj me Andrew. Princi Charles u kthye në shtëpi me lajmin e fejesës së të dashurës së tij me dikë tjetër. Nëse kjo fejesë e stsur (e cila më pas ndodhi me vërtetë) të mos ishte njoftuar, Charles do të ishte martuar me Camilla-n pavarësisht kundërshtimeve të familjes.

Në vend të kësaj, Camilla u martua me Andrew Parker Bowels në vitin 1973 dhe Çarls vazhdoi të takohej me shumë gra të tjera deri sa takoi Diana Spencer në vitin 1980. Por gjatë gjithë kohës, Camilla mbeti në zemrën e tij dhe herë pas here edhe në planet e tij (gjë të cilën e ka pranuar vetë Princi).

Deri në fund të vitit 1995, çifti Parker-Bowles u divorcuan dhe Princi e Princesha ishin drejt divorcit, dhe momenti i famshëm i Dianës kur tha në televizion ne një intervistë për Martin Bashir: “Ne ishim tre veta në këtë martesë, kështu që ishim më shumë sesa duhet”.

Fundi i lumtur

Princi Charles dhe Camilla Parker Bowles më në fund e celebruan në martesë dashurinë e tyre në vitin 2005. Mbretëresha, nuk mori pjesë (ndonëse ajo u shfaq në pritje). Camilla-s iu dha titulli, “Lartësia e saj Mbretërore Dukeshë e Cornwall”. Trembëdhjetë vjet më vonë, ata janë ende të lumtur të martuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?