Dashuria që lindi në serial, çifti drejt altarit
Suna dhe Abidin këtë javë do të martohen. Po në jetën reale, jo në film. Të gjithë fansat e serialit “Çapkëni i pasur” i njohin mirë këto dy personazhe që luhen nga Beril Pozam dhe Ersin Arici. 19 gushti është dita e dasmës së tyre dhe lajmet për këtë ngjarje janë bërë virale.
Gjatë serialit, u zbulua se Beril Pozam, e cila luan personazhin e motrës së madhe të Seyran, Suna, në “Çapkëni i pasur”, dhe Ersin Arici, i cili luan personazhin e Abidinit, ishin të dashuruar. Por fillimisht, ata e mbajtën të fshehtë romancën e tyre.
Suna dhe Abidin kanë bashkë më shumë se 1 vit e gjysmë, por tani kanë vendosur të hedhin një hap tjetër në jetën e tyre. Dy aktorët do të martohen më 19 gusht. Dasma, mendohet se do të jetë e thjeshtë dhe me pak të ftuar.