Deklarata shokuese e Mel B, reagon Geri Horner: Nuk është e vërtetë
Geri Horner ka thyer më në fund heshtje për deklaratat e Mel B se kanë kryer marrëdhënie seksuale bashkë.
Vetëm pak ditë më parë, Mel B tha se ato kanë pasur lidhje romantike gjatë kohës që ishin anëtare të Spice Girls.
Por Geri është përgjigjur duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë.
Përfaqësuesi i këngëtares tha në një deklaratë: “Ishte shumë zhgënjyese të lexojë gjithë ato thashetheme. Geri është vërtet mirënjohëse për mbështetjen tuaj që i keni dhënë për kaq shumë vite. Ajo i do vajzat të gjitha vajzat e Spice Girls dhe dëshiron që fansat e saj të dinë se ajo çfarë është raportuar kohët e fundit nuk është e vërtetë dhe i ka shkaktuar shumë stres familjes së saj.”
Përfaqësuesi i saj më pas shtoi: “Geri mezi po pret të shihet me vajzat dhe gjithë fansat në turin muzikor.”
KOHA JONË SONDAZH

