Delinda Disha ikën nga emisioni: Kërkoja rrogën time

Aktorja dhe moderatorja Delinda Disha, bën me dije se nuk do të jetë më pjesë e emisionit investigativ “Xhadat” në televizionin MCN TV. Kjo ka të bëjë sepse ajo nuk është paguar dhe se kolegët e saj nuk kanë marrë rrogën që prej prillit.

Miq, ndjekës, dua t’ju lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN TV tek emisioni investigativ “Xhadat” si moderatore. Arsyeja e largimit: Pse kërkoja rrogën time, ndërkohë që tashmë ish-kolegët e mi nuk kanë marrë rrogën që në muajin prill”.

Më pas ajo publikoi edhe foton e një punonjëseje, të cilën e akuzoi se nuk paguan punonjësit, duke shtuar se është turp që në vitin 2025, është turp të mbash peng punonjësit dhe t’i lësh me muaj të tërë pa paguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?