Deputetja e PS: Erdha në jetë, sepse familja donte djalë

Blerina Gjylameti, Erisa Xhixho, Helena Halili dhe Anxhela Peza ishin të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të dhënë këndvështrimin e tyre rreth çështjeve gjinore. Ato ndanë mendimet dhe eksperinecat e tyre personale, duke komentuar sesa i kishte penguar apo ndihmuar fakti që ishin femra për të arritur këtu ku janë.

Përgjithësisht të gjitha mbajtën të njëjtin qëndrim, duke fajësuar mentalitetin e fortë shqiptar, që ende e ka të vështirë të vlerësojë siç duhet gruan dhe rëndësinë e saj në shoqëri. Ndër të tjera, deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti e konkretizoi bisedën me një histori personale, duke treguar se ajo është vajza e tretë në familje dhe erdhi në jetë, sepse prindërit donin të kishin patjetër një djalë.

“Unë jam vajza e tretë, kam edhe një vëlla më pas. Për shëmbull, unë erdha në jetë pikërisht se donin djalin. Kjo është historia jonë, kjo është historia jonë shqiptare”, tregoi Blerina.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?