Detaje të reja për të dyshuarin që vrau reperin: Sherr për muzikë, këndon për armë dhe vrasje

I dyshuari, i arrestuar për vrasjen e reperit Nipsey Hussley është një artist në tentativë, i cili këndonte këngë për çanta të vjedhura, të shtëna me armë dhe vdekje.

Eric Holder u kap nga policia rreth dy ditë pas vrasjes së Nipsey jashtë dyqanit të tij në Los Anxhelos. 29-vjeçari u largua nga vendngjarja me një makinë që drejtohet nga një grua. Ai qëlloi për vdekje reperi jashtë dyqanit të tij të veshjeve në Los Angeles të dielën.

Thuhet se mund të ketë patur zënka për çështje muzike ndërmjet Holder dhe Hussle, gjë që shkaktoi edhe humbjen e reperit të njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia tha për gazetarët se i dyshuari pati një përplasje verbale me 33-vjeçarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas Holder u largua dhe u rikthye me armë duke qëlluar Hussle.

29-vjeçari qëlloi tre herë para se të largohej nga skena e krimit. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?