Dh@nohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin
Gazetari Elton Tozaj, është dhunuar barbarisht ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një foto ku shihet i dhunuar dhe me shenja në fytyrë nga goditjet.
Familja ka bërë të ditur se Elton Tozaj ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Sipas tyre, situata është delikate, pasi gazetari po lufton për të mos humbur shikimin, çka e bën edhe më alarmante këtë ngjarje.

Reagimi i familjes së gazetarit:
Të dashur miq,
Dje rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj u sulmua barbarisht nga persona tashmë të identifikuar. Kërkojmë veçanërisht që një personazh i njohur i shoëbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarohet lidhja që ka me vajzën e ngjarjes në Rrugën Ura – Patok – Kodra e Diellit.
Eltoni po lufton për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të rikthehet pranë nesh si më parë.
Me shumë dashuri,
Familja
KOHA JONË SONDAZH

