Dikur e tradhtuar, reperja i del në krah Khloe (VIDEO)
Kush më mirë se një grua e tradhtuar arrin ta kuptojë dhe mbeshtesë fare mirë një tjetër grua që ashtu si ajo provoi të hidhurën tradhti. Teksa asnjë nga anëtarët e familjes Kardashian nuk ka folur me zë e figurë rreth dramës së Khloe-s, Cardi B sapo i doli në mbrojtje. Reperja i dedikoi minuta të tëra trekëndëshit Tristan-Khloe-Jordyn përmes Live në Instagram.
Cardi pyeti se përse vallë, njerëzit po i kënaq e argëton kaq shumë ky skandal tradhtie, nisur nga meme t e shumta që po rrjedhin lum. ”Të gjithë duket se po festojnë rreth asaj çfarë i ndodhi Khloe-s por nuk e kuptoj përse? Pse ja uroni diçka të tillë një gruaje? Veçanërisht një gruaje që ka fëmijë”,-tha ajo ndër të tjera.
Si dikush që e di fare mirë se çdo të thotë bërja publike e një tradhtie, Cardi u shpreh: “E dimë si është kur dikush e shkel me të dyja këmbët. Ju të gjithë e dini që zemra të ndahet copash. Ju të gjithë e dini se zemra duket sikur rrjedh gjak dhe thjesht do të vdesësh e nuk mundesh dot as të flesh. Në fakt as nuk mund t’ia mbathësh kur fle sepse edhe ëndërron rreth saj. Ndaj pse po festoni e po lumturoheni nga e gjitha kjo?”.
Ju kujtojmë se në fillim të muajit dhjetor, Cardi B deklaroi publikisht se ishte ndarë nga partneri i saj, reperi Offset. Edhe pse ajo tha që faji nuk ishte i askujt por thjesht mbaroi dashuria, në një video në Instagram, reperi i kërkoi falje për tradhtinë duke theksuar se nuk bëri seks me të (atë tjetrën) por thjesht po e argëtonte. /Anabel/

KOHA JONË SONDAZH

