Dikur fitoi San Remon, dje u kap duke vjedhur bluza

Rojet e qendrës tregtare La Rinascente në Milano nuk i besonin syve kur ndaluan personin që po tentonte të largohej me 6 bluza të kushtueshme, me vlerë rreth 1200 euro. Bashkë me një zonjë 53-vjeçare, edhe ajo e ndaluar, ishte një fytyrë shumë e njohur e muzikës italiane, 34-vjeçari Marco Carta.

Këngëtari me origjinë nga Sardenja, Carta pas suksesit në talent show si “Amici” triumfoi në Festivalin e San Remos në vitin 2009, duke shitur ndër vite qindra mijëra disqe. Së fundmi, ai ishte shndërruar edhe në personazh mjaft i dashur në programe të RAI-t italian.

Për këngëtarin shuma e bluzave ndoshta mund të ishte mbuluar lehtësisht, por ndoshta tundimi i emocioneve të forta bëri që të provonte si pasojë edhe burgun e Milanos. Këngëtari, që kishte hequr edhe etiketat magnetike bluzave të markës, ndodhet tashmë në arrest shtëpie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?