FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Do bëhet me djalë, Erion Veliaj: Tani e ka rradhën goca

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bashkë me Ajola Xoxën, në 1 qershor dhanë lajmin se familja e tyre do të shtohej me një djalë. Dyshja është parë shumë e emocionuar për pritjen e ëmbël në shumë intervista.

Për emisionin “Pushime on Top”, Veliaj rrëfyer emocionet se si e përjetoi lajmin e bukur. “Isha në shtëpi kur Ajola më dha lajmin dhe ishte shumë qejf. U lumturova jashtë mase kur e mësova që do bëhem me djalë, si një shqiptar i vërtetë. Ajola donte gocë, unë doja çun por tani jemi super të lumtur edhe thamë sa mirë që është çun sepse tani e ka radhën një gocë,”- tha Veliaj duke nënkuptuar se familja Xoxa-Veliaj do të jetë e madhe.

”Kam humbur shumë kohë që duhet të isha pranë familjes dhe tani që presim një çun të vogël, një Lali të vogël më ka bërë të mendoj se ca gjëra mbeten gjithmonë, familja mbetet gjithmonë”,-shtoi më tej Kryebashkiaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?