Drini vë në siklet Dean: Ke ndjenja për mua?

Dea Vieri dhe Drini Zeqo, dy ish-banorë të “BBV3”, kanë qenë mbrëmjen e sotme në “Top Arena”.

Ata janë përfolur për një lidhje rombbv3antike, pasi vetë ata kanë postuar një foto pak kohë më parë në Instagram por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar zyrtarisht.

Sakaq Drini e ka pyetur mbrëmjen e sotme Dean pse ajo e ka hequr foton që kishin së bashku në rrjete sociale madje e ka vënë paksa në siklet duke e pyetur nëse ajo ka ndenja për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drini: Pse ne të dy nuk kemi asnjë foto në Instagram?

Swiss Digital Mobile Reklama

Dea: Ne e kishim një, por ti më kërkove që ta fshija.

Drini: Unë?

Dea: Nuk e priste që ta thoja, por nuk më mban më shpirti Drin.

Drini: Me kë ishe në Mykonos?

Dea: Isha vetëm.

Drini: Foto si i bëjë?

Dea: Nuk kam bërë asnjë foto, s’kishte kush, po ti mos u bëj xheloz.

Drini: Mund ta thonë për mua shoqet e tua që ke të dashurin më të bukur?

Dea: Po patjetër, do thoshin sa i mirë, nuk jam aq xheloze.

Drini: Pra ti ke ndjenja për mua?

(Dea qesh)

Drini: E mora përgjigjen…

Çifti përfundojnë intervistën me një kërcim, ndërsa Dea i thotë:

Mua nuk më ke, por të paktën ke një pozicion të ri pune.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?