Dua Lipa: ”Ç’ka ka me hongër”, është fraza që përdorim më shumë në familje (VIDEO)

”Ç’ka ka me hongër”, është fraza që përdoret më shumë në familjen e artistes shqiptare Dua Lipa. Ishte ky një moment kur ajo foli në gjuhën e saj amtare, gjatë një interviste për revistën prestigjoze amerikane të modës dhe mënyrës së jetesës ”Vogue”, ku ajo iu përgjigj 73 pyetjeve të gazetarit Xho Sabia.

26-vjeçarja thotë se i pëlqejnë veçanërisht gatimet tradicionale shqiptare të mamasë së saj. Ndërsa thotë se një prej gjërave që ka mësuar të bëjë që kur u shkëput nga familja është të gatuajë.

Në rrëfimin për jetën dhe pasionet, ylli i muzikës pop me origjinë shqiptare u shfaq me veshje intriguese gjatë intervistës së kryer në një prej sallave ku ajo xhiron performancat e saj për koncertet dhe klipet e shumta.

SHKARKO APP