Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:46 Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë Para kryeministrisë ka filluar protesta e e PD. Deputetët e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj janë vendosur para Kryeministrisë. Pjesë e kësaj proteste,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryebashkiaku Gledian Llatja: Elbasani drejt një modeli të ri ekonomik dhe mjedisor

Lajme E mërkurë, 15 Prill 2026 13:34
Kryebashkiaku Gledian Llatja: Elbasani drejt një modeli të ri ekonomik dhe mjedisor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ka vijuar sot dita e dytë e konferencës “Zbatimi i Kontratës Klimatike të Qytetit” në Elbasan, ku pas diskutimeve të një dite më parë mbi vizionin e qytetit për vitin 2030, fokusi është zhvendosur tek mundësitë konkrete për investime, mekanizmat financiarë të qëndrueshëm dhe ndërtimi i partneriteteve të forta.
Në fjalën e tij përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian, partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, theksoi se transformimi drejt një qyteti klimatikisht neutral nuk është vetëm një sfidë mjedisore, por një projekt i madh zhvillimi ekonomik dhe social.

“Ky transformim kërkon mobilizim të burimeve financiare, koordinim të instrumenteve kombëtare dhe europiane, si dhe besim nga investitorët dhe partnerët. Financimi nuk është thjesht çështje fondesh, por çështje besueshmërie, kapacitetesh dhe vizioni të përbashkët”, u shpreh Llatja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Para 41 minutash
Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Para 42 minutash
Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Para 46 minutash

Ai nënvizoi se diskutimet e ditës së dytë janë vendimtare për të krijuar një bazë të qëndrueshme investimesh dhe për ta shtrirë modelin e kontratës klimatike edhe në qytete të tjera të vendit, duke e kthyer tranzicionin e gjelbër në një prioritet kombëtar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së tij iu kushtua transformimit të zonës së Metalurgjikut, e konsideruar si një pol strategjik zhvillimi për qytetin.

“Kjo zonë mbart një identitet të fortë social dhe ekonomik për Elbasanin. Sot kemi rreth 130 biznese të vogla dhe të mëdha që operojnë aty, me rreth 3000 të punësuar. Për ne, kjo është një ekonomi shumë e rëndësishme, por synimi ynë është që ajo të zhvillohet në harmoni me mjedisin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”, tha kryebashkiaku.
Sipas tij, bashkia synon të punojë ngushtë me bizneset e zonës industriale për t’i orientuar drejt praktikave më miqësore me mjedisin, një proces që ka nisur që në hapat e parë të hartimit të kontratës klimatike.

“Ne duam që këto biznese të jenë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit, duke ndërvepruar jo vetëm me ekonominë lokale, por edhe me atë kombëtare”, shtoi Llatja.
Konferenca pritet të shërbejë si një platformë konkrete për ndërtimin e mekanizmave të rinj financiarë dhe për forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit vendor, biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, në funksion të një modeli të qëndrueshëm zhvillimi për Elbasanin dhe më gjerë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë
Para 1 minute

Fillon protesta e PD para kryeministrisë, Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit
Para 14 minutash

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës i hap dyert e qelisë protestuesit

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 41 minutash

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 42 minutash

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 15 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 15 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 18 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.