Dua Lipa konfirmon datat e ”Sunny Hill Festival 2019”
”Sunny Hill Festival” rikthehet në muajin gusht në Prishtinë, pjesë e së cilës pritet të jenë disa yje botërore. Organizatori i këtij festivali Dukagjin Lipa, njëherësh babai i këngës me famë botërore Dua Lipa, ka konfirmuar datat e edicionit të sivjetmë të “Sunny Hill Festival”.
Edicioni i sivjetmë do të mbahet më 2/3/4 gusht. ”Ruani datat. 2/3/4 gusht janë datat e ku do ta ndezim Prishtinën. Qëndroni me ne për më tepër dhe ndiqni @ sunnyhillfestival për më shumë informacione”, ka shkruar Dukagjin Lipa, babai i këngëtares.
Kujtojmë se edicioni i kaluar ishte mbajtur më 10/11/12 gusht , derisa pjesë e tij ishin yjet si Dua Lipa, Martin Garrix, Action Bronson, e yje të tjerë të muzikës në Kosovë.
https://www.instagram.com/p/Bvw-r56nCYD/
KOHA JONË SONDAZH

