Dua Lipa në promovimin e librit të Isacc, më e dashuruar se kurrë
Dua Lipa është shfaqur mbrëmjen e djeshme përkrah të dashurit të saj Isacc Carew, në promovimin e librit me receta gatimi të këtij të fundit. Si në çdo dalje të saj, Dua Lipa ka shkëlqyer edhe këtë herë.
Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër në ngjyrë të zezë dhe floriri, me disa pupla në pjesën e krahëve dhe të fundit. Këngëtarja nuk ngurroi të shfaqte lumturinë dhe krenarinë për suksesin e të dashurit. Madje, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” edhe çaste ku shihen duke shkëmbyer puthje.
Në promovimin e librit ishin të pranishëm edhe familjarët e këngëtares shqiptare, me të cilët Isaac ka një marrëdhënie shumë të mirë. Dua dhe 32-vjeçari kanë më shumë se një vit të lidhur me njëri-tjetrin.

KOHA JONË SONDAZH

