Dua Lipa shprehet falënderuese për suksesin e festivalit ”Sunny Hill”: Unë kam një ndjenjë të madhe krenarie
Festivali ”Sunny Hill” që u mbaj për disa ditë në Prishtinë, ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm dhe organizim të shkëlqyer, dhe Dua Lipa ka shprehur një ndjenjë të thellë krenarie dhe mirënjohjeje për këtë ngjarje të veçantë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka ndarë emocionet e saj dhe ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan në suksesin e festivalit. Dua Lipa ka shprehur entuziazmin e saj. ”Kam shumë për të postuar nga këto katër ditët e fundit në Sunny Hill Festival nuk di as nga t’ia filloj! Unë kam mbetur me një ndjenjë kaq të madhe krenarie pas kësaj fundjave të gjatë, sa nuk mund të qetësohem nga gjithë emocionet”.
Ajo vazhdoi të shprehë mirënjohjen e saj për ekipin dhe bashkëpunëtorët: ”Nuk mund të shpreh sa duhet gëzimin e pastër, që është të dëshmosh, që ky festival të bëhet ai që është bërë gjatë pesë viteve të fundit. Duke e parë atë të rritet dhe të bëhet diçka më shumë nga sa mund të kishim ëndërruar ndonjëherë”.
Ky postim i Dua Lipës pasqyron jo vetëm suksesin e festivalit, por gjithashtu angazhimin dhe dedikimin e saj për të promovuar dhe mbështetur kulturën dhe artin në Kosovë.
View this post on Instagram