Dy yjet e Dortmundit shijojnë pushimet në Shqipëri pasi humben finalen e Championsit

Dy yjet e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi dhe Emre Can arritën në finalen e Chmpions Lague, por nuk mundën që ta fitonin. Disfata nuk e zbeh sezonin e mrekullueshëm të ekipit ku ata janë pjesë.

Pas mbylljes së sezonit, ata kanë marrë pushimet dhe kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre të preferuar.

Adeyemi, i cili është edhe i dashuri i këngëtares shqiptare Loredana, së bashku me kapitenin e skuadrës Emre Can, kanë zgjedhur Jugun e Shqipërisë për të shijuar ditët e para të pushimeve të tyre.

SHKARKO APP