E krahasojnë me Lady Gagën, reagon këngëtarja shqiptare

Ava Max mori famë ndërkombëtare me këngën e saj hit “Sweet But Psycho”. Pothuajse në çdo artikull në lidhje me këngëtaren me origjinë shqiptare ajo krahasohet me divën e muzikës, Lady Gaga.

Për yllin shqiptar në rritje ky është kompliment. ”Ajo ishte një nga divat më të mëdha të kohës sonë, dhe vazhdon të jetë,”-tha 25-vjeçarja për Gay Times. “Ajo ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk do zhduket asnjëherë. Asnjë nuk mund të jetë si Gaga. Pra është kompliment i madh për mua”.

Ava vuri në dukje dhe lidhjen gjeografike me Gagan: Unë jam shqiptare, ndërsa ajo është italiane. Kështu që jemi fqinje pak a shumë”. Këngëtarja së fundmi ka publikuar hitin e ri “So Am I” dhe për një javë ka grumbulluar mbi 7 milionë shikime në YouTube.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ava Max - So Am I [Official Music Video]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?