”E nisi me Alfion, pastaj me Fationin”, Graciano i përmend Heidit emrat e ish-banorëve, Romeo: Ti guxon…
Graciano ka patur një përplasje të fortë me Heidin, duke e ofenduar këtë të fundit, edhe pse edicioni i tretë i ”Big Brother Albania Vip” është drejt fundit. Sipas Gracianos, Heidi nuk di të bëjë gjë tjetër përveçse të puthet, ndërsa iu drejtua me fjalët “me kë do shtrihesh sot”. Një përballje Graciano e ka pasur edhe me Romeon mëngjesin e sotëm teksa vazhdonte debatin me Heidin. Teksa Graciano i ka përmendur Heidit disa ish-banorë të shtëpisë, ku sipas tij Heidit ka flirtuar, Romeo ndërhyn dhe i kthehet banorit se nuk mund të përmend emra të tjerë në sy të tij.
Graciano: Fillove me Alfion, pastaj me Fationin.
Romeo: Ore gjigant, unë këtu dhe ti përmend burra? Ça po bën?
Graciano: Janë gjëra që i ka bërë.
Romeo: A je normal?
Graciano: A janë gjëra që po i shpik?
Romeo: Unë këtu në krah dhe ti përmend emra.
Graciano: Po ti mbylli gojën asaj kur thotë ‘më eksitove ti’ se po i thotë burrit të huaj.
Heidi: Po ça lidhje ka, ça përdorimi është.
Graciano: Me ty në krah e më thotë ‘më eksitove’.
Romeo: Mos të të vij keq për mua, rri rehat.