E shkruajti dhe e fshiu/ Ja fjalët që e ëma e motrave Berisha drejtoi ndaj Kleas

Ende nuk kemi gjurmë të dy motrave Berisha të cilat disa javë më parë dhunuan në mënyrë brutale Klea Prengën. Nëpërmjet një reagimi të bërë prej të dhunuarës mbrëmjen e sotme, janë zbuluar ofendimet që e ëma e motrave Berisha i ka drejtuar Kleas në momentin që ajo publikoi pamjet e plagëve në rrjete sociale.

Ky veprim i Kleas ka ardhur pas një reagimi që e ëma e motrave Berisha ka bërë në llogarinë e saj personale të Instagram-it. Donika Marashi (e ëma e motrave Berisha) rrëfehet se ka denoncuar të gjitha adresat që kanë përdorur imazhin e saj dhe të Antonelës dhe Marielës, duke theksuar se as për mbështetje dhe as për të denigruar nuk pranon të hapen adresa për to. Pra lë të nënkuptohet se po distancohet prej adresave të cilat shajnë të dhunuarën, Klea Prengën.

Mirëpo nga ana tjetër Klea shprehet se Donika Marashi ka qenë ajo që e ka ofenduar e para me fjalë të cilat i keni të paraqitura në imazhin e mëposhtëm:

SHKARKO APP