E vranë para dyqanit, gruaja e reperit i prek të gjithë me fjalët për të ndjerin
Humbja e reperit Nipsey Hussle ka prekur shumë familjen e tij. Ai u qëllua për vdekje jashtë dyqanit të tij të veshjeve në Los Anxhelos të dielën.
Në mes të dhimbjes, gruaja e tij, Lauren London ka bërë një postim në Instagram për të ndjerin duke i prekur të gjithë.
“Jam tërësisht e humbur. Kam humbur shokun tim më të mirë. Shenjtorin tim. Mbrojtësin tim. Shpirtin tim… Jam e humbur pa ty. Ne jemi të humbur pa ty zemër. Nuk kam fjalë”, shkruajti ajo.
Lauren dhe Nipsey u njohën në Instagram dhe kanë një djalë 2 vjec që quhet Kross. Nipsey ka edhe një vajzë tjetër, e cila erdhi në jetë nga një histori e mëparshme.

KOHA JONË SONDAZH

