Elon Musk shpallet “Njeriu i vitit 2021”

Elon Musk është shpallur “Personi i vitit 2021” nga “Time”. Musk, i cili është personi më i pasur në Tokë, është shefi ekzekutiv i kompanisë së hapësirës ajrore SpaceX dhe kompanisë së makinave elektronike Tesla.

“Time” i dha titullin e “Personit të Vitit” për shkak të ndikimit të madhe që ai ka pasur.

“Unë e admiroj këdo që po jep një kontribut pozitiv për njerëzimin, qoftë në argëtim apo në teknologji”, tha Musk për Time. “Unë mendoj se kushdo që bën gjëra që janë vërtet të dobishme për pjesën tjetër të njerëzimit, unë i admiroj shumë.”

Kryeredaktori i Time, Edward Felsenthal e përshkroi Musk si “një person me ndikim të jashtëzakonshëm në jetën në Tokë, dhe si edhe jashtë Tokës”.

SHKARKO APP