Elvana Gjata e ftuar speciale për Pavarësinë e Kosovës, ja si duket (VIDEO)

Elvana Gjata është e ftuara speciale e koncertit të organizuar nga Anita Haradinaj me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Valdrin Sahiti, stilisti i njohur ka vendosur që të ndajë me të gjitha si është veshur Elvana Gjata.

Zgjedhja e dyshes ishte një fustan blu, njësoj si flamuri i Kosovës, i çarë në njërën anë dhe i mbyllur në pjesën e sipërme. Detaji i kapeles ishte qershia mbi tortë.

“Mezi po pres të këndoj për të gjithë ju, të përqafohem dhe një herë me publikun dhe të jap shpirtin tim”, është shprehur këngëtarja në një intervistë për Klan Kosova. Kjo është dalja e parë e Elvanës, pas ngjarjes së rëndë të disa muajve më parë, ku i dashuri saj u përfshi në një atentat në Bllok, ku mbeti i vrarë një person.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?