Elvana ndahet nga i fejuari, Mata vijon të jetë në kërkim

Elvana Gjata mësohet se është ndarë nga i fejuari Ervin Mata. Është gazeta ‘Panorama’ që raporton për fundin e lidhjes midis këngëtares shqiptare dhe personit që ndodhet ende në kërkim nga policia për ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-Bllok të Tiranës, më 4 tetor të 2018-ës.

Madje, kjo gazetë raporton se ”për shkak të mungesës së komunikimit mes tyre (Elvanës dhe Ervinit), i fejuari do e marrë vesh nga mediat vendimin e saj për ta mbyllur këtë histori”. Një tjetër detaj ishte edhe paraqitja e Elvanës në Prishtinë, në një koncert me rastin e festës së pavarësisë. Këngëtarja u pa në skenë pa unazën e fejesës në gisht, si për të konfirmuar fundin e fejesës.

Pesë muaj më parë, në zonën e ish-Bllokut, grupi i Ervin Matës u përplas me armë me grupin e Elvis Martinajt, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha. Fillimisht u raportua se shkak për sherrin ishte bërë ngacmimi ndaj këngëtares Gjata por sipas Prokurorisë, dyshohet se dy grupet kishin rivalitet për drogën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?