Eni Vasili bllokohet në ashensor me 2 vogëlushet: Shtet që nuk garanton asnjë standard jetese normale
Moderatorja Eni Vasili ka kaluar një situatë aspak të këndshme me dy vajzat e saj binjake. Pasi kishin dalë së bashku për të luajtur ato kanë mbetur të bllokuara në ashensor, ç’ka i ka frikësuar shumë vogëlushet 3 vjeçare.
Moderatorja ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale ku shkruan se shteti ynë nuk garanton asnjë kontroll dhe asnjë standard jetese normale.
“Pasi luajtëm jashtë mbetëm për 30 minuta në ashensorin e papërgjegjshmërive të kompanive shqiptare. Me dy fëmijë të bërë grusht nga frika, ky është shteti që nuk garanton asnjë kontroll dhe asnjë standard jetese normale”, ka shkruar moderatorja.