FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Fast and Furious 10”, zbulohet viti kur del në kinema

Vazhdimi i dhjetë i sagës “Fast and Furious” do të nisë shfaqjen në kinema në prill të vitit 2023. Xhirimet për vazhdimin e dhjetë të filmit do të fillojnë në janar të vitit 2022, ndërsa regjisor do të jetë Justin Lin. Ai ka drejtuar pesë filma të franshizës së popullarizuar deri më tani, përfshirë pjesën e nëntë.

Ende nuk ka shumë detaje, por pritet kthimi i anëtarëve kryesorë të familjes. Dwayne Johnson nuk do të jetë pjesë e kastit për shkak të mosmarrëveshjeve me Vin Diesel.

Jason Statham pritet të kthehet pasi u shfaq shkurtimisht në filmin “Fast 9”, kurse thuhet se Gal Gadot do ta shohim në rolin e Gisele, edhe pse personazhi i saj u vra në “Fast & Furious 6”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?