Fëmijë të katërt? Kate jep përgjigjen më të bukur

Kanë kaluar 10 muaj që kur Kate Middleton dhe Princi William mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të tretë, djalin Louis. Dashamirësit e çiftit po pyesin nëse Duka dhe Dukesha e Kembrixhit do zgjerojnë familjen e tyre.

Gjatë turit të tyre në Irlandën e Veriut të enjten, një pjesëmarrës pyeti Kate, 37-vjeç mbi vendimin për të sjellë një fëmijë të katërt në jetë. Pyetja erdhi kur 37-vjeçarja iu afrua James Barr dhe babait të tij Alan, duke i thënë: Fëmija është i mrekullueshëm.

Alan e pyeti: “Foshnja numër katër?” Dukesha iu përgjigj me shaka: “Unë mendoj se William do shqetësohet pak”,-pa dhënë një përgjigje po ose jo. Çiftin kanë edhe dy fëmijë të tjerë Princin George, 5-vjeç dhe vajzën 3-vjeçare, Princesha Charlotte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?