Fendi nderon legjendën Karl Lagerfeld

Më 19 shkurt ndërroi jetë në moshën 85- vjeçare Karl Lagerfeld, drejtori artistik i shtëpisë së modës së lartë, saktësisht Chanel, Fendi dhe linja e veshjeve në emrin e tij.

Përveçse në gjithë industrinë e modës, humbja e tij do të ndihet veçanërisht në shtëpitë e lartpërmendura, ku Lagerfeld punoi për plot 54 vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nder të tij, Fendi realizoi një shfaqje me koleksionin e fundit të Lagerfeld- it, tepër femëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Supe të mirëpërcaktuara, kontrast dhe prezencë ngjyrash.

Një ndër momentet më emocionuese ishte transmetimi i një videoje kur Karl përshkruan se çfarë veshi ditën e parë të punës në Fendi.

Sipas mediave ndërkombëtare, stilisti ikonik ndërroi jetë pas ndërlikimeve që pati javën e fundit me shëndetin. Në dy nga shfaqjet e fundit të Chanel- it, në janar të këtij viti, stilisti nuk ishte i pranishëm, por përfaqësues të tij e justifikuan mungesën duke thënë se ndihej thjesht i lodhur. Këto ishin herët e para që ai nuk ishte prezent për të përshëndetur në pasarelë në fund të shfaqjes.

Veshja që e identifikonte gjigantin e modës ishte gjithnjë një kostum i zi, flokët e
bardha të kapura bisht dhe syze të errëta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?