Fenomeni i çuditshëm që i ndodhi fansave pas koncerteve, humbje totale e kujtesës
Pas katër orësh adrenalinë, emocione dhe më shumë se 40 këngë, “Swifties” janë kthyer në shtëpi dhe kanë kuptuar se nuk mbanin mend asgjë nga super eventi ku kishin qenë.
Ky fenomen i çuditshëm sipas psikologëve është një sindromë e njohur, e shkaktuar nga emocionet e shumta dhe atmosfera elektrizuese duke e bërë më të vështirë formimin e kujtimeve.
Koncertet e superyllit amerikan janë cilësuar spektakle me nivele të paprecedenta zhurme dhe kjo shpjegon numrin e madh të njerëzve të prekur.
Amnezia pas koncerteve mund të krahasohet me humbjen e kujtesës që njerëzit përjetojnë pas një ngjarjeje traumatike. Kur njerëzit përjetojnë trauma, ndonjëherë ajo memorie bllokohet ose nuk formohet siç duhet.
Kjo nuk do të thotë se koncertet e Taylor janë traumatike, por emocioni i situatës mund të nënkuptojë se njerëzit janë aq të zhytur në të dhe emocionalë, sa që detajet e ngjarjes harrohen pothuajse plotësisht.