Fituesit e Oscar po plaken

Nëse Glenn Close do të fitojë cmimin Oscar, si aktorja më e mirë për performancën në filmin “The Wife”, atëherë ky do të ishte nderimi më i madh për të, pas 37 vitesh që nga roli i saj në filmin, “The world according to Garp”  në vitin 1982.

Close e cila është nominuar 6 herë deri më tani,  nuk arriti të fitonte as ne vitin 1982 në kategorinë “aktorja më e mirë mbështetëse”, pasi triumfoi Jessica Lange.

Nëse Close fiton Oscar 2019, ajo do të jetë gruaja e tretë mbi 70 vjeç që fiton cmimin “aktorja më e mirë”, e ndjekur nga Jessica Tandy e cila fitoi Oscar në 1990, në moshën 80 vjeçare dhe Katharine Hepburn, e cila fitoi 3 oscars, pas ditëlindjes së saj të 60-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por një analizë e The Guardian, tregon se Close nuk është e vetmja që ka pritur kaq gjatë. Në total, 7 fitues kanë pritur më shumë se 30 vjet për të rrëmbyer një Oscar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hendry Fonda duhej të priste 43 vjet për të marrë çmimin si aktori më i mirë në filmin “ On Gloden pond” në vitin 1982. Fonda pati debutimin e tij të parë në vitin 1935 në filmin  “The Farmer Takes a Wife”.

Por aktorja me pritjen më të gjatë për Oscar është Helen Mirren. Ajo mundi të rrëmbente Statujën e artë për rolin e saj në “ The Queen” në vitin 2007, 38 vite pas rolit në “ The Age of Consent” të regjizorit Michael Powell.

Përkrah Fonda dhe Mirren, edhe Jeff Bridges priti 39 vite që nga roli i tij në filmin “ The last picture shoë” në vitin 1971 dhe deri tek Oscar-i në vitin 2010 me filmin “ Crazy Heart”.

Sipas analizës së The Guardian,  që i referohet 20 fituesve më të moshuar si aktori dhe aktorja më e mirë pas vitit 1950, rezulton se meshkujve fitues iu është dashur mesatarisht 24 vite, për të fituar një Oscar që nga performanca e tyre e parë.

Për aktoret femra, mesatarja e pritjes është më e shkurtër, nën 18 vjet.

Fituesit meshkuj ishin mbi moshën 50 vjeç, ndërsa më shuëm se gjysma e aktoreve ishin në këtë moshë.

Mesatarja e aktorit më të mirë fitues ishte 44 ndërsa për femrat 36. Adrien Brody është i vetmi që ka fituar cmimin aktori më i mirë nën 30 vjec, me performancën e tij në “ The Pianist” në vitin 2002.

Nga ana tjetër, 32 aktore kanë fituar çmimin ekuivalent në të 20-tat.

Të dhënat tregojnë se që nga viti 2010, mesatarja e aktoreve fituese ishte 41 vjeç, nga 36 që ishte në dekadën e kaluar.

Mosha mesatare e aktorëve më të mirë, gjithashtu pati një rritje të lehtë gjatë kësaj periudhe, 45 nga 43 krahasuar me dekadën e kaluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?