Fituesja e Oscar, regjisorja e një dokumentari për Kosovën e pasluftës

Regjisorja Elizabeth Chai Vasarhelyi ka arritur të triumfojë  në ceremoninë e mbrëmshme të ndarjes së çmimeve Oscar, pasi dokumentari i saj dhe Jimmy Chin, i quajtur “Free Solo” u zgjodh si “Dokumentari më i mirë”. Emri i regjisores nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi vite më parë ajo ka realizuar një dokumentar mbi gjendjen e të rinjve kosovarë në periudhën e pasluftës, të titulluar: “A Normal Life”.

Sipas “Klan Kosova” ky dokumentar nga Elizabeth Chai flet për jetën e shtatë të rinjve në moshë në kohën e pasluftës në Kosovë. “A normal Life” është një dokumentar, i cili përmes historive të traumës dhe rimëkëmbjes, dëshpërimit dhe shpresës së përtërirë, shfaq transformimin e mrekullueshëm të shtatë personave, të cilët nga fëmijë të rritur mes konfliktit kthehen në udhëheqës të një shteti të ri, në gjendjen e vështirë të pasluftës.

Ndërsa dokumentari me të cilin ajo fitoi çmimin ”Oscar” flet për sfidën e një alpinisti, për t’u ngjitur pa litar në formacionin e famshëm të shkëmbinjëve El Capitan në Parkun Kombëtar Yosemite, në qershor të vitit 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky film është për të gjithë që besojnë në misionet e pamundura. Është puna e një ushtrie të tërë”, tha Elisabeth Chai gjatë fjalimit të saj gjatë mbrëmjes gala të ndarjes së çmimeve më prestigjoze të kinematografisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?