Fjolla ironizon me kolegët: Në këngën e radhës do shihni se çfarë është investimi
“Naçe naçe” mbetet një prej realizimeve të fundit të këngëtares Fjolla Morina në bashkëpunim me Beraton.
Ky projekt ka pak ditë që është lansuar në platformën YouTube, megjithëse u mirëprit nga fansat e dyshes.
Teksa po shijon suksesin e kësaj kënge, 33-vjeçarja është duke punuar në projektin e radhës, i cili pritet të lansohet së shpejti.
E njëjta ka publikuar disa postime në rrjetet sociale, teksa ironizon me kolegët e saj për videoklipet që sjellin.
“Ne nuk bëjmë klipe me modele në vlerë 2.50 cent”. “Priteni pak projektin tem të radhës e ju tregoj se çfarë është investimi”, ka shkruar këngëtarja Morina.
Gjithashtu, ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme.