Fjolla jep detaje, zbulon arsyen e largimit nga muzika

Fjolla Morina, pjesë e ”Big Brother Kosova Vip 4” ka vendosur më në fund të flasë për një nga pyetjet që ka ndjekur prej vitesh karrierën e saj: pse u largua nga muzika. Në një deklaratë të sinqertë, ajo zbulon se pas shkëlqimit skenik fshihen beteja personale, lodhje emocionale dhe një presion që shpesh nuk shihet nga publiku.

“I kam pas do sene të miat. Kaniher duhet me marr kohë për vete. Nuk e dijne njerëz çka ka kalojmë. Sidomos gjenerata jem e ka pas më të vështirë. Atëherë para 20 vjete nuk ke mujt as me dal nëpër televizione”, shprehet ajo, duke iu referuar kapitujve të heshtur të jetës së saj.

Deklarata hedh dritë mbi vështirësitë që artistët e brezit të saj kanë përjetuar një kohë kur ekspozimi publik ishte i kufizuar dhe rritja profesionale vinte me barriera të shumta. Për të, marrja e distancës nuk ishte zgjedhje e thjeshtë, por nevojë e domosdoshme për të ruajtur mirëqenien e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë rrëfim, këngëtarja lë të kuptohet se rikthimi në muzikë mund të mos ketë qenë kurrë problemi, por gjetja e paqes me veten. Në një industri që s’pushon asnjë minutë, Fjolla rikujton se para çdo karriere qëndron një njeri që shpesh ka nevojë të ndalojë dhe të marrë frymë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?