Fjolla Morina vizitë të dytë tek gjinekologu për të vërtetuar shtatzëninë

Fjolla Morina është rikthyer në Gjykatën e Kukësit, pasi iu nënshtrua një vizite të dytë mjekësore për të vërtetuar shtatzëninë e saj. Prokuroria e Kukësit ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këngëtaren, në të kundërt ajo duhet të paguajë një garanci pasurore prej 5 milionë lekësh.

Për faktin që këngëtarja është shtatzënë, siç u bë dje me dije, organi i akuzës është shprehur se duhet të jetë edhe gjinekologu prezent dhe se nuk mund të vërtetohet shtatzënia me një eko.

Kjo ka sjellë edhe shtyrjen e seancës fillimisht për në orën 13:00, e më pas në orën 13:30. Morina është larguar nga ambientet e Gjykatës për të shkuar sërish në spitalin e Kukësit, ku do të ekzaminohet sërish nga një mjek gjinekolog.

SHKARKO APP