Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin, reagon ashpër bashkëshortja e tij

Ditën e djeshme, Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla, i cili e shoqëronte kur ajo u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Gjatë atyre ditëve, Fjolla e mohoi lidhjen romantike me të, madje u shpreh se mediat po shkatërrojnë e po lëndojnë familjen dhe fëmijët e një njeriu që s’ka lidhje me të. Mirëpo pak ditë më parë ajo tregoi se kishte marrë propozimin më romantik për martesë, ndërsa dje zbuloi me anë të një dedikimi romantik se partneri i saj është pikërisht Fisnik Syla.

Ai është baba i dy fëmijëve, ndërsa n’Zoom.biz” ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen.Po e njëjta media shkruan se bashkëshortja e Fisnikut ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës. “Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”, mësohet të jetë shprehur ajo. Nuk dihet nëse Fisniku dhe gruaja në fjalë janë divorcuar, por duket se ai ka vendosur të vazhdojë jetën e tij pranë këngëtares së njohur.

SHKARKO APP