Flet Ronela Hajati për “Eurovision”

Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Sekret” në Eurovision që do të mbahet në maj në Torino, por përmes një postimi në ‘Instagram’, ajo ka thënë se nuk do ta fitojë kurrë këtë kompeticion muzikor.

“Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj, por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm!”, shkruan Ronela.

Statusi i saj vijon më tej duke shtuar se, “më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për substanca as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari. Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin”, mbyll Ronela statusin e saj, dhe në fakt fotoja e fundit e saj në Instastory është bërë nga palestra ku po bën provat e fundit për performancën e saj./Kryefjala/

SHKARKO APP