Florenti i maceve del maniak, vajzave u dërgon foto dhe video intime
Pak javë më parë, JOQ ALBANIA bëri publik rastin e një vajze e cila teksa kërkonte një adoptues për macen e saj, u përball me një maniak që e ngacmoi seksualisht duke i dërguar edhe foto intime.
Vajza tregoi se pas publikimit në faqen e JOQ Animal (e hapur së fundmi për kafshët) një mashkull e kontaktoi me numër francez me pretekstin se do adoptonte macen, por qëllimet ishin të tjera. Edhe pse vajza bëri denoncim në polici dhe JOQ Albania publikoi rastin, ky person që thotë se quhet Florent/Fajber Hoxha nuk ka hequr dorë nga këto veprime.
Në redaksinë tonë kanë mbërritur dy denoncime të tjera nga vajza që janë ngacmuar po nga ky person, që tani thjesht ka ndryshuar numër. Ato thonë se Florenti, apo sido që të quhet, i kontakton nga grupet e kafshëve ku bëhen publike raste për adoptime apo kujdes ndaj kafshëve dhe më pas hyn në muhabet me to duke i ngacmuar dhe dërguar foto intime.
Vajzat kanë bërë edhe denoncim në polici pasi raste të tilla nuk duhet të përsëriten, përkundrazi Florenti dhe të tjerët si puna e tij duhet të marrin ndëshkimin e merituar për veprimet e tyre. /JOQ/
KOHA JONË SONDAZH

