FOTO/ Aktorja e njohur turke flet për herë të parë në lidhje me divorcin e saj

Sipas raportimeve të fundit në mediat turke, aktorja e njohur Beren Saat ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj Kenan Dogulu.

Nga lajmet që qarkullojnë bëhet me dije, se tashmë vendimi është drejt finalizimit megjithëse, bashkëshorti i aktores së njohur është përpjekur ta shpëtojë martesën.

Përpara tre ditësh, aktorja ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të dhe me anë të një statusi të publikuar në ‘Instagram’ ngriti më shumë dyshimet se gjërat nuk po shkojnë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo nuk përmendte bashkëshortin dhe as nuk e ndjekin më njëri tjetrin madje dhe fotot me bashkëshortin e saj aktorja i ka fshirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por së fundmi ajo është parë e vetme në rrugët e Kuruçe?me, Stamboll.

Ajo mësohet se është pyetur nga mediat nëse çifti ka vendosur të divorcohet. “Më jepni pak kohë, më lini të mendohem”, raportohet se ka qenë përgjigja e saj sipas mediave vendase.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?