FOTO/ Konfirmohet lidhja e Erik Fullanit me vajzën e Majlinda Bregut

Prej kohësh është përfolur në media të ndryshme se vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda dhe djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani janë në një lidhje.

Fillimisht ishin disa postime në rrjetet sociale të Erikut dhe Kejdës ato që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe që shtuan dyshimet për një romancë të mundshme.

Në fotot e mëposhtme, siç edhe ju mund ta shikoni, ata kanë vizituar të njëjtat vende, përfshi këtu edhe shatërvanin e famshëm “Fontana Di Trevi” ku shkojnë shumë çifte të dashuruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, një muaj më parë, aludimet u shtuan edhe më shumë, pasi dyshja u fotografua në një lokal duke festuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirëpo, së fundmi, pas disa fotove të siguruara nga “iconstyle.al”, nuk ka më dyshime.

Ato konfirmojnë më së miri se Erik Fullani është i lidhur me vajzën e Majlinda Bregut.

Ata shfaqen pranë njëri-tjetrit në një nga kafenetë e Tiranës duke biseduar dhe e gjitha kjo dëshmon se romanca e shumëfolur paska qenë e vërtetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?