FOTO/ Macja e Lagerfeld e veshur me të zeza ‘shkruan’ status ngushëllues për humbjen e babait

Karl Lagerfeld, stilisi i fashëm i modës i cili vdiq në moshën 85-vjeçare në një prononcim në emisionin ‘Le Divan’ është shprehur se e gjithë pasuria e tij do të trashigohet nga macja shumë e dashur për të Choupette.

‘Ajo ka fatin e saj, ajo është një trashëgimtare, dhe nëse diçka më ndodh, personi që do të kujdeset për të nuk do të jetë një mjeran. Paratë që nuk do të mar me vete, i takojnë asaj…Choupette është një vajzë e pasur’, është shprehur Karl.

Dhe si macja më e përfolur ajo ka ‘shkruar’ në llogarinë e saj një status ku falenderon të gjithë për fjalët ngushëlluese.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Faleminderit të gjithëve për fjalët ngushëlluese.Me zemër të thyer po qëndroj në zi. Lutem që fjalët tuaja të përzemërta të më ndihmojnë të vazhdoj përpara si një grua e vetme pa babain tim pranë’ shkruhej në status ku në foto shfaqje  Choupette me kapele dhe vello zie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si trashigimtarja e vetme e Lagerfeld i takon maces ti bëjë respektin deri në fund babait të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?