FOTO/ Martohet kreu i SYRIZA-s me partnerin e tij, të ftuar njerëz të rëndësishëm të Greqisë

Edhe pse një ceremoni private dhe e siguruar me forca speciale, lideri i SYRIZA-s Stefanos Kasselakis dhe partneri i tij nuk i kanë shpëtuar syrit të medias. Mediat greke kanë publikuar foto nga ambientet ku është mbajtur ceremonia e martesës dhe festa, si dhe të ftuarve të shumtë, figura të njohur të politikës dhe biznesit në Greqi. Ceremonia e sotme është kulmimi i dasmës katërditore të presidentit të SYRIZA-s, në vendlindjen e familjes së tij, në Hania të Kretës.

SHKARKO APP